Hoti prezanton Programin për Rimëkëmbje: Rriten pensionet nën 100 euro

Hoti prezanton Programin për Rimëkëmbje: Rriten pensionet nën 100 euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, përmes së cilit do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët që u dëmtuan si pasojë e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Hoti theksoi se ky program është pjesë e buxhetit në vlerë prej 222.4 milionë eurove.

Sipas këtij programi, do të rriten të gjitha pensionet nën 100 euro.

Më poshtë mund t’i lexoni se kush do të përfitoj nga ky fond:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21

Masa e tretë:  2.5  milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore

Masa e katërt: Një milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri

Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë,  40 milionë euro për sigurimin e vaksinës antiCovid

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë

Masa e nëntë: Tre milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve

Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë

Masa e 11-të:  Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e 12-të: 21 milionë euro për  ndërmarrjet publike

Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Masa e 14-të: Një milion euro për  Ministrin e Zhvillimit Rajonal

Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do të dyfishohen skemat pensionale prej 7.5 milionë euro

Tutje, i pari i ekzekutivit shtoi se në fazën e parë do të nisin me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë së Coronavirusit./Insajderi.com