Shyqiri Bytyqi e ndërron PSD-në për PDK-në

Shyqiri Bytyqi e ndërron PSD-në për PDK-në

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, ka ndërruar sërish parti, duke u larguar nga Partia Socialdemokrate, në të cilën u anëtarësua në vitin 2019, njofton Insajderi.

Bytyqi në konferencën për media është shprehur se “në fakt po rikthehem në familjen e madhe të Partisë Demokratike të Kosovë”.

Si tutje ka shtuar se, këto ditë vazhdimisht ka diskutuar për çështje programore dhe hapat konkret do të prezantohen ditëve në vijim.

Bytyqi në Partinë Socialdemokrate kishe kaluar në prag të zgjedhjeve të viti 2019, pas largimit nga Nisma, ndërsa sot është bërë pjesë e PDK-së./Insajderi.com