Ismaili: Kosova ende pa plan dhe pa datë për vaksinat kundër Covid-19

Ismaili: Kosova ende pa plan dhe pa datë për vaksinat kundër Covid-19

Të gjitha vendet e BE-së, por edhe ato të rajonit, kanë nisur vaksinimin e popullatës së tyre me vaksinën kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se ka një marrëveshje me kompaninë Pfizer-BioNTech për të siguruar vaksinat për Kosovën, por sipas PDK-së kjo po del të jetë e pavërtetë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar sot përsëri ish Ministri i Shëndetësisë, tani sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se Kosova ende nuk ka as kontratë, as plan dhe as datë se kur do të mund të marrë vaksinat kundër Covid-19. Ndërkokohë, ai ka publikuar edhe këtë video animacion, përmes së cilës tregon qartë furnizimin e Kroacisë e Shqipërisë me vaksina, por jo edhe të Kosovës./Insajderi.com