Gjashtë parti politike kanë aplikuar deri tash për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit

Gjashtë parti politike kanë aplikuar deri tash për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tash gjashtë subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në njoftim thuhet se deri më tash 134 kandidatë kanë kërkuar që të çerfikohen, njofton Insajderi.

Këta kandidatë janë nga: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë);  Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë);  Srpska Lista (20 kandidatë); Romani Iniciyativa (12 kandidatë); Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë); Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).

Deri më tani asnjë nga partitë e mëdha nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje. /Insajderi.com