Magbule Shkodra i tregoi AAK-së se nuk dëshiron të kandidojë për deputete, partia megjithatë prapë e ka futur në listë

Magbule Shkodra i tregoi AAK-së se nuk dëshiron të kandidojë për deputete, partia megjithatë prapë e ka futur në listë

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Magbule Shkodra, e bëri edhe publike se nuk e ka ndërmend t’i futet garës zgjedhore për deputete dhe këtë ia kishte bërë të ditur edhe kryetarit të partisë, Ramush Haradinajt.

Megjithatë, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, prapë se prapë e ka futur në listë zgjedhore, njofton Insajderi.

Sipas burimeve në mbledhjen e sotme kur është caktuar lista me emrat që do kandidojnë nga kjo parti, në numër 73 të listës është vendosur emri i Magbule Shkodrës.

Ajo, në një postim në Facebook kishte treguar se veçmë e ka njoftuar partinë për dëshirën e saj që të mos kandidojë.

“Nis prej obligimit moral e njerëzor, dëshiroj t’ju informoj për një vendim personal por që, sigurisht, për shkak të detyrimit për miqtë e afërt e te largët, përkrahësit e besimplotët, nuk mund të mos e bëj publike. Për të njëjtat arsye të lartpërmendura, sot kam informuar kryetarin Ramush Haradinaj së unë NUK do të kandidoj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, ka shkruar Shkodra.

Gazeta Online Insajderi, ka kontaktuar me zëdhënësin e AAK-së për media, Kushtrim Xhemaili, i cili tha se listat publikohe nesër.

“Nuk mund të themi asgjë përderisa listat nuk janë publike”, tha ai. /Insajderi.com