Një aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane aderon në PDK

Një aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane aderon në PDK

Aktivisti i shoqatës shqiptaro-amerikane, Arben Dautaj, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë prurje e ka prezantuar kandidati i kësaj partie për kryeministër, Enver Hoxhaj, njofton Insajderi.

“I lindur në Shkabaj të Gllanasellës, Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejt të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK ka plan konkret për këtë”, thuhet në përshkrimin e Hoxhajt.

“Arbeni, si një biznesmen i suksesshëm, me dijen dhe përvojën e tij, do të jetë pjesë e programit tonë. Si forca më serioze politike në vend, dyert i mbajmë gjithnjë hapur për profesionistë të fushave të ndryshme. Mirë se na vjen Arben Dautaj”, ka thënë ndër tjerash Hoxhaj në Facebook. /Insajdeeri.com

 

Programit të rimëkëmbjes iu bashkua edhe Arben Dautaj, ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge,…

Posted by Enver Hoxhaj on Friday, 15 January 2021