Analisti politik dhe publicisti, Dardan Islami, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Islami, i cili përmes një postimi në Facebook tha se “Për vite të tëra jam munduar të qendroj jashtë partive duke i komentuar dhe analizuar, por sot ndihem i pafuqishëm dhe i izoluar kur shoh rreziqet, mashtrimet dhe dëmet që po i bëhen vendit”.
Nërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje Islamit, ndërsa aderimin e tij e ka quajtur nder për partinë.
“Aleancës iu bashkua edhe analisti dhe publicisti, miku im Dardan Islami. Ai na nderoi gjithashtu me pjesëmarrjen e tij në listën e Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Dardanit i uroj mirëseardhje dhe suksese!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Insajderi.com