Ismaili: Gratë i ka dëmtuar më shumë pandemia

Ismaili: Gratë i ka dëmtuar më shumë pandemia

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, sot gjatë ditës ka mbajtur një takim me gratë e kryeqytetit, njofton Insajderi.

Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gratë në Kosovë janë goditur më shumë sesa burrat nga pandemia.

Për këtë arsye, ai ka thënë se ky realitet kërkon një rimëkëmbje të ekonomisë me fokus mbështetjen ndaj grave.

“Pandemia në Kosovë ka goditur më shumë gratë sesa burrat. Gratë kanë mbajtur barrën kryesore në shtëpi dhe, fatëkeqësisht, numri i atyre që kanë humbur punat ka qenë shumë më i lartë. Në takim me gratë, u pajtuam se ky realitet kërkon një rimëkëmbje të ekonomisë me fokus mbështetjen ndaj grave. Politika të qarta që nxisin mirëqenien ekonomike dhe zhvillimin profesional të tyre”, ka shkruar Ismaili./Insajderi.com