Pesë persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 353 persona kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej një mijë e 642 mostra të marra për testim.
Numri total i rasteve pozitive është 55 mijë e 851 raste dhe një mijë e 410 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 172.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com