Në 24 orët e fundit shifrat e të infektuarve me COVID-19 kanë shënuar ulje në Shqipëri.
Gjithsej janë konfirmuar pozitivë 292 qytetarë nga 2343 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën katër qytetarë konkretisht: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç, njofton Insajderi.
Janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë./Insajderi.com