Organizata “Germin” ka reaguar pasi Gjykata Supreme e Kosovës i ka hedhur poshtë ankesën e në lidhje me verifikimin e votuesve jashtë Kosovës nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Insajderi.
Nga kjo organizatë kanë thënë se do të përdorin të gjitha mjetet juridike që ta çojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne vazhdojmë të konsiderojmë se vendimi i KQZ nr. 42-2021 i datës 11.01.2021 cënon të drejtat kushtetuese dhe ligjore, çka po vërtetohet edhe në procesin e verifikimit të aplikuesve për votim nga jashtë përmes telefonit, ku janë raportuar raste të largimit nga lista e votuesve për shkak të mosqasshmërisë në telefon.
Prandaj, do të përdorim të gjitha mjetet juridike që ta çojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook./Insajderi.com