Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën në Ponoshec të Gjakovës.
Përveç viktimave, në këtë aksident një person ka pësuar lëndime serioze, ndërsa një tjetër lëndime më të lehta trupore.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij.
Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka psuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka prsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit të ngjarrjes”, ka njoftuar Xhurkaj./Insajderi.com