Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar më strukturat e partisë së tij në Prishtinë, njofton Insajderi
Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Prishtina si kryeqytet ka përjetuar dorën e nivelit qendror vetëm kur AAK udhëheqi me qeverinë.
“Vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr”./Insajderi.com