Hoxhaj: Fondi prej 1 miliard eurove i Rimëkëmbjes rritë pensionet 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%

Hoxhaj: Fondi prej 1 miliard eurove i Rimëkëmbjes rritë pensionet 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se fondi prej 1 miliard eurove do të ketë si synim edhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve, duke rritur pensionet deri në 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%, për të gjithë përfituesit, njofton Insajderi.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se në një takim me strukturat e PDK-së në Fushë Kosovës, ka prezantuar në detaje programin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike e politike.

Ai ka shtuar gjithashtu se këto janë vetëm disa nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim në muajt e parë të qeverisjes nga PDK-ja./Insajderi.com