Spitali i Gjakovës është bërë më rezervuar të oksigjenit, njofton Insajderi.
Këtë e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.
Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha të kësaj pandemie po zgjidhet.
“Edhe Spitali i Gjakovës bëhet me rezervoar të oksigjenit. Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie po zgjidhet. Pas Gjilanit, edhe Gjakova bëhet me rezervoar oksigjeni”, thotë Krasniqi.
Ai mes tjersh njoftoi se javën e ardhshme vazhdojnë edhe me Spitalin e Pejës e spitalet e tjera.
” Vazhdojme pastaj javën e ardhshme me Spitalin e Pejës, dhe keshtu me radhë për të gjitha spitalet e Kosovës. Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punen më të lehtë, e pacientët sigurinë maksimale”, përfundon ai./Insajderi.com