Limaj: Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës po i bashkohen betejës politike të Nismës

Limaj: Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës po i bashkohen betejës politike të Nismës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma Fatmir Limaj është takuar sonte në Kërvasari të Malishevës me bashkëluftëtarë që familjet e tyre kanë dhënë shumë për Kosovën, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen betejës politike për të ardhmen e vendit, e cila sipas tij, do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sonte, në konakun e babait të dëshmorit të kombit Ramë Bytyqi, në Kërvasari të Malishevës, takova bashkëluftëtarë e patriotë të shumtë që familjet e tyre kanë dhënë shumë për Kosovën.

Ne fshatin e patriotit të njohur, Sadri Abazit, pash një vullnet të jashtëzakonshëm për të mbështetur projektin tonë politik për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.

Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen kësaj beteje politike për të ardhmen e vendit dhe kjo do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e 14 shkurtit./Insajderi.com