5.275 raste aktive me Coronavirus janë në Kosovë, shumica të vetizoluar nëpër shtëpi e një pjesë e hospitalizuar.
Gjatë ditës së fundit u raportuan 267 infeksione me COVID-19 e 163 të shëruar.
Po ashtu është raportuar për një vdekje, 74 vjeçar nga Ferizaji, njofton Insajderi.
Numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 56.118, ndërsa i të shëruarve në 49.432.
Prishtina mbetet vatra e pandemië, vetëm të hënën u raportuan edhe 56 raste të reja në kryeqytet. /Insajderi.com