Nëntë të vdekur dhe 294 raste të reja me COVID-19

Nëntë të vdekur dhe 294 raste të reja me COVID-19

Nëntë persona kanë ndërruar jetë brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 294 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej një mijë e 729 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 56 mijë e 412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 420 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 279.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së. /Insajderi.com