Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 586 raste pozitive me COVID-19

Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 586 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se gjashtë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.

Ndërsa, nga dy mijë e 510 testime të kryera, janë konfirmuar 586 raste të reja të infeksionit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41 mijë e 464 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./Insajderi.com