Sekretari i Shtetit i administratës së re të SHBA-së, Antony Blinken, ka përgëzuar presidentin në largim, Donald Trump, për një sërë çështjesh të arritura gjatë mandatit të tij 4-vjeçar, raporton “The Uashington Post”, njofton Insajderi
“Besoj se asnjë parti nuk ka monopol për ide të mira”, tha Blinken, duke theksuar se ishin “disa gjëra që presidenti Trump i ka bërë… e për të cilat e përgëzoj”.
Në mesin e tyre, tha ai, ishte edhe marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Uashington, e po ashtu edhe marrëveshjet në Lindje të Mesme.
Po ashtu, Blinken tha se presidenti Trump kishte të drejtë që mori edhe një qasje më të fortë ndaj Kinës./Insajderi.com