Moti për sot

Moti për sot

Moti për të mërkurën në Kosovë, pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Insajderi.

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka njoftuar se në mëngjese do të ketë ngrica në të gjithë territorin, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 dhe -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com