Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim për masat anti-COVID në këtë vend

Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim për masat anti-COVID në këtë vend

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar lidhur me masat e reja të ndërmarra nga ky vend, i cili me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19, I ka shtyrë masat deri më 15 shkurt, njofton Insajderi.

Kjo ambasadë ka njoftuar për masat të cilat përfshijnë: Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.

Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska).

Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.

Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara.

Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë. /Insajderi.com