Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri

Një person është arrestuar të mërkurën pasi dyshohet se tri ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, njofton Insajderi.

I dyshuari është E.M., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari policia ka arritur të sekuestrojë një revole të tipit ZORAKI, kalibër 9 mm, 22 copë fishek, kalibër 9 mm, si dhe dy karikatorë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“I dyshuar, i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale, pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për t’u proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”, ka njoftuar ai./Insajderi.com

No description available.