Zvicra zgjat edhe për tre vite mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë

Zvicra zgjat edhe për tre vite mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë

Senati i Zvicrës ka vendosur këtë të hënë që t’ia zgjasë edhe për tre vite mandatin misionit paqeruajtës të Zvicrës në Kosovë deri në fund të 2020, duke reduktuar gradualisht numrin e ushtarëve, shkruan mediumi zviceran Swissinfo.

Ky propozim ka marrë aprovimin fillestar për një zgjatje tri vjeçare duke limituar trupat zvicerane të KFOR-it në Kosovë, nga 235 anëtarë në 165.

Tani ka mbetur edhe dhoma tjetër e parlamentit, Shtëpia përfaqësuese për të diskutuar mbi këtë vendim.

Shumica e folësve treguan për rëndësinë e paqeruajtësve të NATO-s në stabilizimin e këtij regjioni të Ballkanit.

Ministri i mbrojtjes Guy PArmenlin tha që trupat zvicerane luajnë një rol esencial në transport dhe ndërtim për misionin ndërkombëtar. Stabiliteti dhe siguria në Evropën juglindore janë gjithashtu në interesa të vetë Zvicrës.

Gjithashtu edhe Zvicra ka një ndër komunitetet më të mëdha emigruese nga Kosova që nga konflikti para 20 vjetësh.

Kritikët megjithatë thonë që misioni është shumë i kushtueshëm dhe kundër-produktiv.

Zvicra si neutrale është një ndër ndihmuesit dhe kontribuuesit më të mëdhenj dhe lehtë në Kosovë e sidomos në pjesën veriore të saj që ka shumë më shumë jo-stabilitet.

“Aty ku ndarja është veçanërisht e fortë, vendosen ushtarët zviceranë, pasi që ata janë neutralë. Kështu ata shihen me sy të mirë,” ka thënë Blaise Pelletier, kryelejtnanti në stafin gjeneral dhe shefi ekzekutiv i trupave paqeruajtëse në Kosovë, për televizionin SRF. /Insajderi.com