Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thënë se kandidati për deputet nga kjo parti, Shemsedin Dreshaj, po penalizohet për shkak të një gjobe trafiku në vlerë prej 18 eurosh, njofton Insajderi.
Sipas tij, këtë gjobë Dreshaj e ka paguar para tri vitesh, ndërsa një vendim të tillë e ka quajtur të çuditshëm.
“Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi.
Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal. Shpresoj që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook./Insajderi.com
Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë…
Posted by Daut Haradinaj on Wednesday, January 20, 2021