Vjosa Osmani tregon kuptimin e sloganit “Krejt dhe drejt”

Vjosa Osmani tregon kuptimin e sloganit “Krejt dhe drejt”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

“Krejt dhe drejt” do të jetë slogani i VV-së, ndërsa Vjosa Osmani e cila do të garojë me listën e këtij subjekti ka dhënë disa nga arsyet pse kanë përzgjedhur këtë slogan.

“Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!

Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet

Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues

Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën

Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar

Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar Osmani në Facebook./Insajderi.com

KREJT DHE DREJT

Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!
Krejt, sepse vetëm…

Posted by Vjosa R. Osmani on Wednesday, January 20, 2021