Kurti prezanton sloganin e LVV-së

Kurti prezanton sloganin e LVV-së

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një fotografi me mbishkrim të sloganit “Krejt dhe drejt”.

Ky slogan i LVV-së, është në të njëjtën kohë edhe “referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara dhe nuk mund të ndalet”, është shprehur Kurti./Insajderi.com