Më 21 janar kujtohet vdekja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, njofton Insajderi.
Rugova u diagnostikua me një sëmundje të rëndë – e cila ia mori jetën brenda një periudhe të shkurtër.
Ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e udhëhoqi këtë parti deri në vdekje.
Pas luftës arriti që t’i fitonte dy palë zgjedhje nacionale.
Lidhja Demokratike e Kosovës nga ora 10:00 do të bëjë homazhe tek varri i tij. /Insajderi.com