Vuçiq uron Biden, e fton ta vizitojë Beogradin

Vuçiq uron Biden, e fton ta vizitojë Beogradin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke e ftuar atë ta vizitojë Beogradin.

Një njoftim për shtyp nga kabineti I presidentit serb, duke cituar atë të thoshte se ai beson se Biden do të kryejë detyrat e tij si president “me angazhim të vërtetë, energji të pashtershme dhe një vizion të qartë që pasqyron karrierën tuaj të gjatë politike dhe përvojën e pasur të një burri shteti”, raporton N1.

Në kumtesë thuhet se në vitin 2021 do të kujtojnë përvjetorin e 140 të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet SHBA-së e Serbisë.

Ai shprehu shpresën se marrëdhëniet SHBA-Serbi do të kthehen në nivelin e një partneriteti strategjik, përcjell Insajderi.

I pari i Serbisë është optimist që Biden do ta ndihmojë çështjen e dialogut dhe bashkëpunimin ekonomik.

Joe Biden e kishte vizituar Kosovën dhe Serbinë në vitin 2016 – këtë vizitë e kujtoi presidenti serb. /Insajderi.com