Haradinaj i tregon Biden që është kandidat për deputet

Haradinaj i tregon Biden që është kandidat për deputet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka treguar presidentit Joe Biden se është kandidat për president të Kosovës.

Ish-kryeministri i ka uruar inaugurimit Joe Biden si presidenti i 46’t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

“Në zgjedhjet tona të ardhshme parlamentare më 14 Shkurt, unë kam paraqitur kandidaturën time për President të Kosovës. Si Kosovë, ne jemi të nderuar t’ju mirëpresim në vendin tonë, ku ju z. President tashmë jeni pjesë e historisë dhe unë kam besim dhe jam optimist se së bashku do ta shkruajmë edhe kapitullin për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ramush Haradinaj theksoi se “njerëzit janë të siguruar” pas fitores së tij.

Në këtë letër është përmendur edhe çështja e pazgjidhur ndërmjet Kosovës e Serbisë. /Insajderi.com

 

Sot i kam nisur Presidentit Joe Biden, një letër urimi me rastin e inaugurimit të tij, si president i 46-të i Shteteve…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, 21 January 2021