Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë të premten konferencë për medie bashkë me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, njofton Insajderi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Kjo konferencë do të mbahet pas kërcënimeve të vazhdueshme të SBASHK-ut për grevë, nëse qeveria nuk ua plotëson dy kërkesa: ndarjen e shtesave prej 100 euro në muaj për punëtorët e arsimit si dhe nënshkrimi i kontratës kolektive.
Ndërkohë, kryeministri Hoti të mërkurën është takuar me sindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharaj, të cilit i ka premtuar se do të angazhohet për ndarjen e shtesave edhe për punëtorët arsimor./Insajderi.com