Rama kujton Rugovën në 15 vjetorin e vdekjes së tij

Rama kujton Rugovën në 15 vjetorin e vdekjes së tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, në 15 vjetorin e vdekjes së tij, njofton Insajderi.

“Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Bashkë me këtë përkujtim, Rama ka bashkëngjitur edhe një fotografi të ish-presidentit Rugova me hashtagun “LiriaKaEmër”.

Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë të Kosovës.

Ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e udhëhoqi këtë parti deri në vdekje./Insajderi.com

#LiriaKaEmër🇦🇱🇽🇰

Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë 🙏

Posted by Edi Rama on Thursday, January 21, 2021