Maqedoni e Veriut: 15 viktima dhe 356 raste pozitive me COVID-19

Maqedoni e Veriut: 15 viktima dhe 356 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se 15 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 356 raste të reja të infeksionit.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me virusin vdekjeprurës gjithsej 89 mijë e 817 persona dhe prej tyre 75 mijë e 387 persona janë shëruar, ndërsa dë mijë e 754 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 11 mijë e 676./Insajderi.com