kryeministri konferencë për media me sindikatën e arsimit

kryeministri konferencë për media me sindikatën e arsimit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë konferencë për media bashkë me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Konferenca fillon nga ora 09:00, njofton Insajderi.

Kjo sindikatë kishte paralajmëruar greva duke kërkuar mjete shtesë për punëtorët e arsimit.

Por, kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, ka arritur një marrëveshje me kreun e ekzekutivit, detajet e së cilës pritet të kumtohen gjatë konferencës. /Insajderi.com