KQZ merr vendim sot për kandidatët që kanë probleme me ligjin

KQZ merr vendim sot për kandidatët që kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim sot lidhur me certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve, njofton Insajderi.

Siç është njoftuar para dy ditësh nga zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, e edhe mbrëmë nga kryetarja Valdete Daka në një debat, do të vendoset për fatin e kandidimit të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe 46 personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo meret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyer përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar. /Insajderi.com