Ish-këshilltari i Thaçit: Konjufca – viktima e radhës e Albin Kurtit

Ish-këshilltari i Thaçit: Konjufca – viktima e radhës e Albin Kurtit

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, thotë se ai i cili do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës e liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behramaj tha se Konjufca ka nisur fushatën publike sipas tij, të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij.

“Ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit. Konjufca e ka nisur fushatën publike të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij. Kriter i vetëm i besnikërisë aty janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt vetëvendosjes”, thotë tutje Behramaj.

“Kudo në botë, ndër të tjera, institucionet ua ruajnë qytetarëve të tyre edhe njerëzillëkun. Ato nuk kanë sesi të mbrohen vetë, por duhet të mbrohen, po ashtu, nga vetë njerëzit!”, është shprehur ai. /Insajderi.com