Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga prokurorët që të mbrojnë me forcë të drejtat e viktimave e të sigurojnë dinjitet njerëzor për të akuzuarit, njofton Insajderi,
Kështu është shprehur ai në Konferencën Vjetore të Prokurorëve.
Kosnett tutje këshilloi prokurorët që t’u binden rregullave sa i përket pandemisë COVID-19, sepse, sipas tij, “nëse prokurorët nuk i marrin këto masa seriozisht, atëherë kush”.
“Jam i bindur se ju do të tregoni forcën dhe zgjuarsinë e duhur për të rezistuar dhe mbizotëruar në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe ligjit, sepse me fjalët e të përndershmit Martin Luther Kingut të Riut: ‘Një njeri përfundimisht nuk matet me qëndrimin që e merr kur është rehat e mirë, por me qëndrimin që e merr kur përballet me sfida dhe polemika’”, tha ai gjatë fjalimit të tij. /Insajderi.com