Nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin, 26 tashmë janë tërhequr nga gara për deputetë

Nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin, 26 tashmë janë tërhequr nga gara për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar mbledhjen ku po diskutohet për certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, bëri të ditur se nga 47 kandidatë që kanë probleme me ligjin 26 janë tërhequr.

“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë”, theksoi ai.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar./Insajderi.com