Musliu: Ka dy ditë që Daka sulmohet nga VV-ja dhe asnjë reagim nga Osmani

Musliu: Ka dy ditë që Daka sulmohet nga VV-ja dhe asnjë reagim nga Osmani

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar reagimin e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, lidhur me sulmet që i janë bërë kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Musliu është shprehur se ka dy ditë që Daka sulmohet dhe Osmani nuk ka bërë asnjë reagim.

“Ka dy ditë që Valdete Daka linqohet e sulmohet nga VV-ja, përkatësisht Glauk Konjufca dhe asnjë reagim nga U.D e Presidentit Vjosa Osmani.

Vjosë, ti që edhe lemza me të marrë je viktimizu në emër të gruas, të lutem na thuaj a është edhe kryetarja e KQZ-së një grua?”, ka shkruar ajo./Insajderi.com