NISMA nuk çertifikohet nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit

NISMA nuk çertifikohet nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit

Subjekti politik Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Kjo si rezultat i mungesës së zëvendësimit të kandidatëve për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur nga KQZ-ja.

“Me 6 vota për nuk certifikohet as Nisma dhe as kandidatët e saj”, tha kryetarja e komisionit, Valdete Daka.

Subjektet politike të cilat nuk çertifikohen kanë të drejtë të përcjellin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatën Supreme./Insajderi.com