Kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur nga KQZ-ja të premten.
Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së AAK-së kanë qenë vetëm gjashtë anëtarë të KQZ-së.
Kryetarja e Komisionit, Valdete Daka, tha se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin./Insajderi.com