Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se 15 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 307 raste të infeksionit nga një mijë e 854 testime të kryera.
Të premten Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 658 pacientë.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur shifrën e 90 mijë e 124 personave, ndërsa kanë ndërruar jetë dy mijë e 768 të tjerë. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 11 mijë e 311 raste aktive me COVID-19./Insajderi.com