Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar disa parti politike së bashku me listat e tyre, por disa parti politike dhe disa lista zgjedhore të partive politike kanë mbetur pa u certifikuar.
Lista e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por në anën tjetër nuk është certifikuar lista e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan.
Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar as si parti e as si listë zgjedhore e në anën tjetër pa u certifikuar ka mbetur edhe lista e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës.
Në anën tjetër, lista e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit ose ndryshe thënë që janë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit e sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk iu lejohet të kandidojnë për deputetë është e gjatë.
Në këtë listë janë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe njerëz të rëndësishëm të kësaj partie si Albulena Haxhiu, Liburn Aliu e Labinotë Demi-Murtezi.
Kjo është lista e kandidatëve që sipas KGJK-së janë̈ dënuar nga gjykata për vepër penale dhe me vendim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit:
- GZIM JAHIROVIQ
- MUHAMETALI MERGJOLLAR
- JASHAR ÇUKIQ
- RAMË MUÇA
- AMIR DEMIROVIQ
- LATIF BYTYQI
- MILAN ARITONOVIC
- BEDRIJA EJUPAGIC
- ELDIN ETEMI
- DJENAN ALJILI
- ADNAN DEMIRI
- BAJRAM FAZLJI
- RASIM DEMIRI
- SENAD DACIC
- ALMIR SAITI
- IDRIZ MURTEZI
- DEMLUSH GUNGA
- ALBIN KURTI
- ALBULENA HAXHIU
- LIBURN ALIU
- BAJRAM MAVRIQI
- LABINOTË DEMI MURTEZI
- QAZIM RRAHMANI
- FLORIM BAJRAMI
- FADIL PODRIMJA
- AGON ASLLANI
- VELI HALILI
- HASAN DOGANI
- SHEMSEDIN DRESHAJ
- GANI DRESHAJ
- SHQIPE KASTRATI
- RRAHIM AJETI
- ARGJENT TASHOLLI
- XHAVIT UKA
- VESEL KRASNIQI
- BESNIK BERISHA
- FILLORETA BYTYQI
- VALENTINA ALIJAJ
- XHAFER BERISHA
- AZIZ THAÇI
- MUSA FETAHAJ
- HASIME DAKA
- FATMIR GËRDELLAJ
- VEHBI AVDULLAHAJ
- ENDRIT SHALA
- ARDIAN NOKAJ
- AVNI JANUZAJ./Insajderi.com