VV: Daka marionetë, më 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar

VV: Daka marionetë, më 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi KQZ-ja nuk ka certifikuar listën e saj zgjedhore, njofton Insajderi.

Në një njoftim në Facebook, VV shkruan se kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, “veproi si marionetë në duart e kumbarëve, por LVV-në nuk e ndalin”.

Ndërkaq, atë votim e kanë quajtur skandaloz. Sipas tyre, Daka veproi nën presion dhe e kontrolluar nga partitë e PLAN-it.

“Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com