Banorët në lagjen Marosh të fshatit Damjan në Gjakovë, kanë ndaluar të gjitha tubimet elektorale të partive politike në lagjen e tyre.
Madje, thonë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insjaderi.
Kjo për shkak të gjendjes së keqe të rrugës e cila e lidh fshatin me disa fshatra të Prizrenit.
“Këtë fushatë do t’i ndalojmë takimet me partitë politike derisa të realizohet projekti për rrugën”, tha njëri nga qytetarët aty.
Ata thonë se kanë dorëzuar shumë kërkesa, por vazhdimisht janë injoruar. /Insajderi.com