Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje për gjatë ditëve të vikendit.
Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga sot fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.
Në pjesë të tjera të Kosovës pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vog. /Insajderi.com