PDK premton rritje të ndihmave sociale dhe pensioneve

PDK premton rritje të ndihmave sociale dhe pensioneve

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi, ka premtuar se planin për rimëkëmbje do të rriten ndihmat sociale dhe pensionet për të gjitha kategoritë përfituese, njofton Insajderi.

Ai tha se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenia sociale do të jenë elemente kyçe në këtë mandate.

Tutje, Abazi shtoi se do ta rregullojnë ligjore të pensioneve, duke ju mundësuar qytetarëve të marrin më shumë se një pension.

“Do të rriten ndihmat sociale për të gjitha kategoritë që janë përfitues të ndihmës sociale. Do t’i rrisim pensionet për të gjitha kategoritë përfituese.

Do ta rregullojmë tërë infrastrukturën ligjore të pensioneve, duke ju mundësuar qytetarëve të marrin më shumë se një pension, kur i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar në Facebook pretendenti për deputet./Insajderi.com