Ymeri: Do të ishte humbje e madhe për VV-në nëse bojkoton zgjedhjet

Ymeri: Do të ishte humbje e madhe për VV-në nëse bojkoton zgjedhjet

Analisti, Visar Ymeri, ka thënë se do të ishte “humbje e madhe për Vetëvendosjen nëse i bojkoton zgjedhjet”.

Ai në RTV dukagjini tha se nëse disa parti politike kanë në lista kandidatë deputetë të dënuar, nuk është në rregull të mos kandidohen të tjerët.

“Nuk mundesh me ua ndalua LVV-së, AAK-së apo Nismës të garojnë në zgjedhje vetëm pse i kanë disa persona të dënuar. Ne po flasim për certifikim të kandidatëve dhe kandidaturat janë individuale. Nuk është në rregull nëse zoti Kurti s’mundet mu certifiku, të mos certifikohen edhe 100 kandidatë tjerë”, tha Ymeri në RTV Dukagjini.

Albin Kurtit nuk i është lejuar që të kandidojë në zgjedhje pasi ka një dënim të burgimit me kusht për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese personat e dënuar në tri vitet e fundit iu ndalohet të garojnë në procesin zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron “të padrejtë” ekzekutimin e këtij vendimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Insajderi.com