Maqedoni e Veriut: 11 viktima të reja nga Coronavirusi

Maqedoni e Veriut: 11 viktima të reja nga Coronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se 11 kanë pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 2 mijë e 13 testime për Coronavirus, prej të cilëve 374 persona kanë rezultuar positive.

Po ashtu, Instituti i Shëndetësisë Publike njoftoi se janë shëruar edhe 378 pacientë të cilët ishin të infektuar me këtë virus vdekjeprurës.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 90 mijë e 471 raste positive me COVID-19, prej të cilëve 76 mijë e 423 janë shëruar, dy mijë e 779 kanë vdekur kurse janë 11 mijë e 269 raste aktive./Insajderi.com