Nagavci: Hoti dhe Mustafa po flasin gjëra që s’i besojnë

Nagavci: Hoti dhe Mustafa po flasin gjëra që s’i besojnë

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, janë në panik, me ç’rast kërcënojnë dhe flasin gjëra që s’i besojnë.

Nagavci ka thënë se LDK-ja nuk do këtë më kapacitet ta tradhtojë vullnetin e qytetarëve pasi që sipas saj, këta parti nuk e beson më askush.

“Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonëse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linçuese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani”, ka shkruar Nagavci në Facebook./Insajderi.com